Call center +38349220693 / +38344220693

Shija

e natyrës

Përjetoni aromën dhe shijen e pastër të natyrës me çdo filxhan çaji. I përgatitur nga bimë të zgjedhura me kujdes, Çaji Herbakos sjell freski, qetësi dhe energji nga zemra e natyrës drejtpërdrejt tek ju.

Kush jemi ne?

HERBAKOS SH.P.K

E themeluar në vitin 2000, ka si veprimtari primare përpunimin dhe paketimin e çajrave të filtruar shtëpiak, frutave të egra pyjore, bimëve mjekësore, aromatike dhe erëzave të kuzhinës. Me moton **“SHIJA E NATYRËS”**, HERBAKOS është e përkushtuar t’u ofrojë konsumatorëve vendas produkte bimore me cilësi të lartë, të kultivuara në mënyrë organike dhe të grumbulluara nga zona ekologjikisht të pastra. Synimi kryesor i kompanisë është të sigurojë një produkt të shëndetshëm dhe të sigurt për konsumatorët. Falë eksperiencës së gjatë dhe teknologjisë bashkëkohore të përpunimit, HERBAKOS garanton ruajtjen e vlerave ushqyese dhe aromave natyrale të çdo produkti. Përkushtimi ndaj cilësisë dhe inovacionit e ka bërë kompaninë një nga emrat më të besuar në tregun vendor dhe më gjerë, duke sjellë në tryezat e konsumatorëve shijen dhe freskinë e natyrës.

Herbakos Organic

Çajra organik

Logoja organike mund të përdoret vetëm për produktet që janë certifikuar si organike nga një trupë e autorizuar e kontrollit. Certifikimi do të thotë se prodhuesit kanë plotësuar kushtet strikte të prodhimit, përpunimit, transpotimit dhe ruajtjes së produkteve organike. Pranë logos organike të BE-së, duhet të shfaqet një numër kodi i organit të kontrollit si dhe vendi ku janë kultivuar lëndët e para bujqësore që përbëjnë produktin.

Çajra klasik

me moton ``Shija e natyrës``

Çajrat tanë janë të përzgjedhur me kujdes për të ofruar një shije të pasur dhe një eksperiencë relaksuese për çdo moment të ditës. Secili çaj është i përgatitur me përbërës të natyrshëm dhe të freskët, që ofrojnë jo vetëm shije të shkëlqyer, por edhe përfitime për shëndetin tuaj.

Erëza

Shije autentike dhe të freskët në çdo gatim.

Me erëzat tona, mund të pasuroni çdo recetë, nga ato tradicionale deri tek ato më moderne, duke shtuar një shije të veçantë dhe aromë të thellë që zgjon të gjitha shqisat. Paketimet janë të mbyllura në kushte optimale për të ruajtur freskinë dhe intensitetin e aromave, duke ju ofruar cilësi të garantuar në çdo përdorim

Përjetoni aromën dhe shijen e pastër të natyrës me çdo filxhan çaji.