Çaji i sharrit (Sideritis Raeseri Bois. Et Heldr., familja Labiatae

Çaji i sharrit përbëhet nga pjesa mbitokëzore e bimës. Çaji i sharrit përdoret si pije familjare. Bima mund të rekomandohet edhe si bar kundër ftohjeve. Një lugë e çajit të malit grimcohet dhe hidhet në1 gotë ujë të sapovaluar; ena mbulohet me kapak, lihet të qëndrojë për 15-20 minuta duke e përzier herë pas here; lëngu kullohet; merren disa doza të tilla në ditë.