Bar majasëlli (Teucri polium L, familja Labiatae)

Droga nxirret nga pjesa mbitokësore e lulëzuar e barit të majasëllit , i cili rritet nëpër toka të thata, të zakonshme në vendin tonë. Lulëzon në maj-shtator. Bari i majasëllit përdoret në mjekimin e majasëllit dhe të kolitit. Merren rreth 3 tufa (ose 45 gr) bar majasëlli, zihen në 1 kg ujë për 1.5 orë, lëngu kullohet dhe prej tij pihen 3 filxhana në ditë; çaji pihet rreth 7-20 ditë për majasëllin dhe rreth 20-30 ditë për kolitin. Ruhet në vende të thata deri në 2 vjet.