Dafina (Laurus nobilis L. , familja Lauraceae)
Droga përbëhet prej gjetheve e fryteve të thara të dafinës ose larit ; lulëzon në maj-prill; frutifikon në tetor-nëntor. Gjethet e dafinës përdoren si ndihmëse në mjekimin e bronkitit e të gripit, në rastet e ftohjes që shoqërohet me temperaturë, si erëza etj. Frytet e dafinës përdoren më shumë në veterinari, si mjet për të […]
Çikoria (Cichorium intybus L., familja Compositae)
Droga përbëhet prej gjetheve dhe rrënjëve të çikores , të cilat mblidhen në pranverë dhe në vjeshtë. Çikoria është bimë barishtore shumëvjeçare deri në 1 m e lartë. Lulëzon në korrik deri në shtator. Drogat përdoren për gjallërimin e organizmit, për nxitjen e tretjes dhe urinimit, përmirësimin nganjëherë të ekzemës, zbrasjen e fshikëzës së tëmthit dhe të […]
Çaji i sharrit (Sideritis Raeseri Bois. Et Heldr., familja Labiatae
Çaji i sharrit përbëhet nga pjesa mbitokëzore e bimës. Çaji i sharrit përdoret si pije familjare. Bima mund të rekomandohet edhe si bar kundër ftohjeve. Një lugë e çajit të malit grimcohet dhe hidhet në1 gotë ujë të sapovaluar; ena mbulohet me kapak, lihet të qëndrojë për 15-20 minuta duke e përzier herë pas here; […]
Çaji Jeshil (Camellia sinensis, familja Theaceae)
Çaji jeshil përbëhet nga gjethet e thara të bimës . Çaji jeshil përdoret për gjallërimin dhe tonizimin e organizmit; në ethe, grip, heqje barku, si diuretik, si kundrahelm (antidot) në helmime me substanca frenuese. Nuk rekomandohet në persona qe vuajnë eksitimi nervor dhe nga presioni i lartë i gjakut. Një lugë kafeje me drogë hidhet […]
Bushi (Buzus sempervirens, familja Buxaceae)
Droga përbëhet nga gjethet dhe lëvoret, të thara, të bushit (emra të tjerë: shemshiri, pikësas, e cila është një shkurre e zakonshme në toka të thata e gëlqerore deri në 1600 m mbi sipërfaqen e detit. Droga ka veti dezinfektuese. Bushi përdoret për uljen në përgjithësi të temperaturës së shkaktuar nga pezmatimet e rrugëve të tëmthit […]