Arra (Juglans regia, familja Juglandacae)

Droga përbëhet nga gjethet e thara të arrës . Ajo ndeshet edhe në gjendje të egër, sidomos në luginat e Alpeve, në Martanesh etj. Gjethet e arrës janë rrudhëse, hipoglicemizuese, antileukoreike etj. Shton sekretimin e lëngut të stomakut; përmirëson oreksin, rrudh mukozat e lëkurës, ngushton arteriet etj. Përdoret në dispepsi; acarime të aparatit tretës, në hemorragji […]

Angjinarja (Cynara scolimus, familja Compositae)

Droga përbëhet nga gjethet e thara të angjinares , e cila është bimë barishtore shumëvjeçare, me lule tubike blu. Droga nxit punën e tëmthit; përdoret kundër pezmatimit të rrugëve të tëmthit, nxit urinimin; në arterosklerozë, ku kombinohet edhe me vitaminë P; në disa forma të diabetit, në albuminuritë kronike etj.: Në fillim të kurës përdoret 1 lugë […]

Anasoni (Pimpinella anisum, familja Umbelliferae)

Droga përbëhet prej fryteve të thara të anasonit , i cili është bimë njëvjeçare. Anasoni përdoret kundër ngërçve të muskujve të lëmuar (të stomakut, të zorrëve, mitrës etj.); për nxitjen e prodhimit të lëngjeve nga të gjitha gjendrat, përfshi edhe ato të qumështit; për largimin e gazeve nga zorrët (karminative); kundër morrave; .për pastrimin e gëlbazave nga rrugët […]

Limoni (Citrus limonum, familja Rutaceae)

Përdoren frytet e freskëta dhe lëvoret e thara të limonit. Limoni (lengu)përdoret në sëmundjen e skorbutit, të gushës akute dhe kronike, në reumatizmin artikular; kundër dhembjes së kokës; dhembjeve nevralgjike; për uljen e temperaturës së lartë, sidomos kur kjo shoqërohet me etje dhe me pakësimin e urinimit. Gjithashtu përdoret në formë gargare për lyerjen dhe […]

Kamomili (Matricaria chamomilla)

Kamomili largon gazrat, qetëson dhimbjet e zorrëve, të stomakut. Përdoret kundër diarresë, kundër infeksioneve urinare, si qetësuese; në mjekimet lokale të lëkurës, në djegje; për shpëlarjen e syve, të veshëve, hundës, gojës, për klizmë etj. Në formë kompresash ose pluhuri përdoret për mjekimin e plagëve, majasëllit, djegjeve. Ajo ndihmon në rigjenerimin dhe cikatrizimin e lëkurës. […]