Borziloku (Ocimum basilicum, familja Labiataee)

Droga përbëhet nga pjesa mbitokësore e tharë e borzilokut ose sefërgjenit. Bima përdoret si erëz, qetësues i dhembjeve të barkut, kundër pezmatimit kronik të stomakut, kapsllëkut që vjen nga ngërçi (tkurrja, shtrëngimi) i muskulaturës së zorrës, çrregullimeve të zorrëve etj. Dy lugë çaji me drogë të grimcuar hidhen në 1 gotë me ujë të sapozier; […]

Boronica (Vaccinium myrtillus, familja Ericaeae)

Droga përbëhet nga frytet e pjekura dhe të thara të boronicës (emra të tjerë: thrashegra, qershigla e egër, e zakonshme në pyje, në livadhe të zonave malore ; lulëzon në maj-korrik; frutifikon në korrik-shtator. Frytet e boronicës përdoren kundër heqjes së barkut, majasëllit, infeksioneve të zgavrës së gojës dhe të fytit; në hemorragjitë e retinës […]

Bishtamithi(Achillea millefolium, familja Compositae)

Droga nxirret nga pjesa mbitokësore e tharë e bishtamithit (emra të tjerë janë: njëmijëgjethësi, barnozella, bar pezmi) , i cili është bimë e zakonshme në livadhe dhe zona malore. Lulëzon maj-korrik. Droga përdoret si spazmolitik, veçanërisht për të mitrën, ngërçet (dhembjet, spazmat) e stomakut (me origjinë nervore) të grave, në mjekimin e majasëllit, si rregullues dhe […]

Bërshëllëza (Convolvulus sepium, familja Convolvulaseae)

Droga përbëhet nga pjesa mbitokësore e lulëzuar, e tharë e bërshëllizës ose gështallit. Lulëzon maj-vjeshtë. Bari i bërshëllizës është laksativ i fortë e kolagog dhe duhet përdorur me kujdes. Një lugë çaji me drogë të grimcuar hidhet në 1 filxhan çaji me ujë të sapozier, përmbajtja lihet për 15 minuta, pastaj lëngu kullohet dhe pihet.